“Zgjedhjet”, antikorrupsioni analizon donacionet e partive politike

Shpërndaje

Komisioni kundër korrupsionit filloi me shqyrtimin e raporteve të partive politike për donacionet e marra gjatë fushatës zgjedhore. Raportet përfundimtare ku partitë do të tregojnë sa para dhe si i kanë shpenzuar në fushatë Komisioni do t’i marrë 90 ditë pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Për herë të parë në këto zgjedhje Komisioni ka qasje direkte në transaksionet e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje.

Të kontrollojmë nëse donatorët e partive politike eventualisht janë shfrytëzues të ndihmës sociale, a janë të punësuar, thjeshtë, a kanë ata bekraund të jenë donatorë të shumave në para që i kanë dhuruar për fushatën zgjedhore -tha Sofka Dojçinovska, anëtare e Komisionit kundër korrupsionit.

Kryetarja e е Komisionit kundër Korrupsionit thotë se për shkak të një pjese të rregullativës ligjore e cila është e pandryshuar, ekzistojnë rreziqe për ndikim.

Në vendin tonë, më e rrezikshmja nga të gjitha është korrupsioni ligjor dhe sa më shpejtë Kuvendi i ri që do të konstituohet të fillojë të merret me rregullimin e rregulloreve ligjore -deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit.

Komisioni në fjalë njoftoi sot se ka dyshime për ndikim të jashtëm në zgjedhjen e disa prej anëtarëve të Komisionit të Letrave me Vlerë. Bëhet fjalë për anëtarin Lile Delixhakova, motra e Katica Janevës. Nga Qeveria e re do të kërkojnë të rivlerësojë të gjithë procedurën.