Ziadin Sela: Do ti përkushtohemi luftës kundër korrupsionit

Shpërndaje

Arsyeja pse votuesit shqiptar duhet të përcaktohen dhe të votojnë Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën dhe jo BDl-në, është se tani ka ardhur koha për ndryshim, kështu tha Ziadin Sela gjatë emisionit zgjedhor në TV 21. Ai tha se programi politike me të cilin ky koalicion garon në këto zgjedhje, është përpiluar së bashku me qytetarët gjatë takimeve që kanë realizuar që nga muaji nëntor e deri në shkurt.

“Në teoritë politike, llogari jepet kur shkon në opozitë. Atëherë hapet dosja se si ke punuar dhe e rëndësishme është mesazhi që jepet për funksionarin e ri që do të zë atë pozicion dhe i cili nga momenti që do të ulet aty do të duhet ta dijë që një ditë do të largohet prej aty dhe do hapet edhe dosja e tij dhe do të duhet të japë llogari.”

“…kjo e minimizon ose e bën të papërfillshëm korrupsionin, një plagë të cilën e luftojnë me çdo mjet të gjitha shtetet e zhvilluara demokratike dhe që do të duhet ta luftojmë edhe ne.”

“Minimizimi i korrupsionit do të thotë më tepër të mira materiale për qytetarët, investime e të tjera.”