Ziadin Sela: Mirëpres raportin OSCE-ODIHR! Zgjedhjet e vjedhura nuk do të pranohen

Shpërndaje

Pas publikimit nga OSBE-ODIHR të raportit të tyre fillestar për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Sela thotë se e mirëpret këtë raport i cili konfirmon blerje të organizuar të votave dhe presion ndaj votuesve nga ana e BDl-së në vendvotime të ndryshme në Kërçovë, Saraj dhe Zajaz.

Ai thekson se Koalicioni “Tash është Koha” ka vërejetur shumë rasteve të tjera të shkeljeve të legjislacionit zgjedhor dhe se janë duke dokumentuar dhe përgatitur ankimimet e tyre.

Në reagimin e tij, Sela u bën thirrje institucioneve shtetërore që të bëjnë punën e tyre dhe të sigurojnë që vullneti i qytetarëve të ruhet. Ai thekson se mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht e BE-së dhe e SHBA-së është jetike për të siguruar hetimin e duhur të rasteve të dyshuara të mashtrimit zgjedhor.

Sela përfundon reagimin e tij duke theksuar se zgjedhjet e vjedhura nuk do të pranohen.