Ziadin Sela: Nuk i takon Kërçovës së Nefail Zajazit të votojë komunista

Shpërndaje

Koalicioni ,,Tash është koha” i udhëhequr nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi sonte kanë qëndruar në Kërçovë të shoqëruar nga bartësi i listës për zonën 5 Syrija Rashidi dhe Kandidati nga Kërçova Remzi Mehmedi.

Ziadin Sela ka folur për ofertën politike të Koalocionit Aleanca dhe Alternativa si dhe për programin dhe masat që parasheh ky program.

Ziadin Sela ka thënë: Ne nuk kemi ardhur asnjëher në Kërçovë për të ndarë shqiptarët,ne këtu çdoher kemi ardhur me mesazhin për të bashkuar shqiptarët, si në zgjedhjet komunale po ashtu edhe në ato Presidenciale.

Sela: të nderuar Kërçovarë, nuk i ka hije Kërçovës së Nefail Zajazit që të votojë komunistë dhe bijë komunistësh, prandaj ju bëj thirrje të mbështetni Remziun sepse është i juaji, është Kërçovarë me taban e jo si ato tjerët që ju ofrojnë një person që nuk dihet kënd përfaqson.

Ka deklaruar Sela nga tubimi i Koalicionit,,tash është koha” në Kërçovë.