“12 milje në detin Jon do i kalojnë Greqisë”, reagon për herë të parë Rama: Nuk falen detet e tokat si rroba o mik

Shpërndaje

Pas lajmit të publikuar se Kryeministri i Greqisë, Kyrakos Mitsotakis sot në Parlamentin grek, deklaroi se shteti i tij do të vijojë të shtrijë ndikimin deri në 12 milje edhe në detin Jon ka reaguar kryeministri Rama.

Rama ka reaguar duke i kthyer përgjigje një komentuesi në rrjetet sociale i cili e ka pyetur për këtë çështje.

Rama shkruan:

“Ilirjani Iliri te rrofte Skenderbeu ne balle kur ne koke ke Saliun dhe flet per “falje detesh” sikur flet per falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se te flasesh per tema te tilla, ulu lexo, rri degjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga genjeshtrat e medha se po te kapen ne gjume, i hengre e ike ne drejtim te paditur!”, shkruan Rama.