Ahmeti mbledh Këshillin e Përgjithshëm të BDl-së

Shpërndaje

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim informojnë se sot kryetari i partisë Ali Ahmeti, në ora 18:00 do të mbledh Këshillin e Përgjithshëm të BDl-së për të diskutuar zgjedhjet e 15 korrikut dhe marrëveshjen e koalicionit për bashkëqeverisje.

Lidhja Social-Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë njoftuar arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut.

Dy liderët nuk prezantuan planet e tyre për ndarjen e posteve qeveritare. Por, Zaev njoftoi se kryetar i kuvendit do të vazhdojë të jetë Talat Xhaferi nga BDl-ja.