Albin Kurti deklaron pasurinë, politikani më i varfër kosovar

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, doli të jetë politikani kosovar më i varfër nga të gjithë kolegët e tij.

Siç bëhet e ditur në raportin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Kurti ka deklaruar rreth një mijë euro në bankë dhe asnjë pasuri të paluajtshme.

E vetmja pronë e paluajtshme e tij është një apartament në pronësi të gruas së tij në Oslo të Norvegjisë, e blerë në vitin 2018, njofton KK.

Ndryshe nga ai, Avdullah Hoti, i cili mbanë postin e kryeministrit pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ka deklaruar pasurinë e tij, për të cilën raportohet se ka tri banesa prej të cilave merr edhe qera dhe rreth gjahstë mijë euro para të gatshme.