Antikorrupsioni: Deputeti Florin Besimi nuk duhet të votojë Qeverinë e re për shkak të vëllaut të tij Fatmir Besimit

Shpërndaje

Heshtje në Bashkimin Demokratik për Integrim rreth asaj nëse janë tejkaluar mosmarrëveshjet në parti lidhur me kuadrin qeveritar. Jozyrtarisht, mediat ditëve të fundit kanë paralajmëruar për ndryshime të emrave të cilat ditë më parë i konfirmoi partia. Por, tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Bashkimi Demokratik për Integrim nëse lista e kandidatëve për Qeverinë që e shpalli kreu i partisë Ali Ahmeti do të ndryshohet. Bujar Osmani mund të hiqet nga funksioni qeveritar. Ai, jozyrtarisht, më nuk është kandidat për ministër të Jashtëm, dhe atë pozitë e merr Artan Grubi, ndërsa postin e zv / kryeministrit e merr Izet Mexhiti. Integristët sot konfirmuan vetëm se Jeton Shaqiri është shtuar në listën e ministrave, dhe është kandidati i tyre që do të kryesojë me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Shaqiri për momentin është drejtor i Ujësjellësit të Strugës, dhe njëkohësisht profesor në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

Në mesin e 15 deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në parlament është edhe Florin Besimi, i cili është vëllai i kandidatit për Ministër të Financave Fatmir Besimi. Antikorrupsioni do të monitorojnë nga afër veprimet e vëllezërve Besimi, për të parë nëse do të ketë konflikt të parë interesi në zgjedhjen e Qeverisë.

“Le të shohim se si do të jetë zgjedhja e Ministrit të Financave. Deputeti zgjidhet nga populli, kjo nuk është diskutabile. Por, ai nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhjen e vëllait të tij. Konfliktin e interesit fillimisht e shoh këtu. “Ai gjithashtu duhet të përjashtohet nga debati për zgjedhjen e Qeverisë dhe nga votimi për anëtarët e Qeverisë ku vëllai i tij është kandidat- deklaroi Biljana Ivanovska, Kryetare e KSHPK.

Dy ditë më parë, u shty zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, megjithëse koalicioni LSDM-Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi për të enjten, Talat Xhaferi u rizgjodh dje. Arsyeja për këtë, jo zyrtarisht, ishin mosmarrëveshjet e deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim./alsat/