Arjanit Hoxha në krye të Ministrisë së Bujqësisë, “Zëri bujqve në këtë proces do të jetë i rëndësishëm”

Shpërndaje

Edhe Arjanit Hoxha sot mori postin e ri si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Në fjalimin e tij të parë si ministër tha se ndjehet i privilegjuar që udhëheqë këtë ministri duke e quajtur si sfiduese punën që duhet të behën në këtë resor. Hoxha deklaroi se do të jetë partner me bujqit dhe numëroi disa nga prioritet e tij si ministër në këtë dikaster.

“Qëllimi jonë kryesor është që të mbajmë një zhvillimi të qëndrueshëm bujqësor I cili do të garantoj një qëndrueshmëri ekonomike. Normalisht zëri buqëve dhe atyre që janë palë në këtë proces do të jetë i rëndësishëm. 03.09 Të arrijmë që legjislaturën me BE ta akordojmë sa më parë që të marrim edhe fonde ashtu siç është e paraparë prej BE-së. Do të mundohemi që përmes bujqësisë që të krijojmë vetëpunësim për të rinjtë që të ndërtojnë ardhmëninë këtu”, deklaroi Arjanit Hoxha, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.