Arrihet marrëveshje mes banoreve të Siniçanit dhe te Urviçit

Shpërndaje

Arrihet marrëveshje mes banoreve të Siniçanit dhe te Urviçit për kontestin rreth ujësjellësit.

Banorët e Urviçit janë pajtuar që uji te merret nga burimet që pretendonin se i takojnë fshatit të tyre, ndërsa në këmbim kanë kërkuar realizimin e pesë kërkesave.

Banorët e të dyja fshatrave pas përfundimit të takimeve gjithashtu do të vizitojnë vendin nga ku do të sigurohet uji për fshatin Siniçan dhe aty pritet të zyrtarizojnë arritjen e marrëveshjes.

Erdhëm deri tek një marrëveshje, por bisedimet do vazhdojnë edhe më tej, por kryesorja mbaruan me sukses bisedimet me Siniçanin. Ujin që mendojnë ta marrin në vendin e caktuar nuk kontestohet nga fshati Urviç. Po punimet mund të vazhdojnë dhe shpresoj se edhe Qeveria do del me zgjidhje financiare sa më shpejtë – Hajredin Gafuri. BL Urviç.

Arritëm një marrëveshje rreth 80-90 për qind pozitive. Sot shkojmë lartë bashkë me kreun e komunës dhe Bashkësinë lokale të Urviçit për t’i parë cilat burime do t’i merr fshati Siniçan. Do kërkojmë nga policia që të tërhiqet nga vendngjarja që të vazhdojnë punimet, dhe e dytë do kemi disa biseda pasi t’i shohim burimet dhe pastaj do shohim si do veprojmë pas takimit në Qeveri të martën. Derisa nuk tërhiqet policia ne do jemi vazhdimisht aty – u shpreh Bidajet Sulejmani. BL Siniçan.

Kapërcimin e dallimeve mes palëve e konfirmoi edhe kreu i komunës së Bogovinës Albon Xhemaili. As ai nuk i zbardhi kërkesat e banorëve, megjithatë shtoi se tashmë kur palët arritën pajtim policia duhet të tërhiqet nga vendi ku duhet të zhvillohen punimet.

Kishte pesë kërkesa, unë do zbuloj vetëm njërën, ndërrimi i tubacionit komplet të ujësjellësit që është e pranueshme, dhe si garanci që do realizohen premtimet kërkojnë me shkrim nga Qeveria. Aspak më nuk ka arsye të qëndrojë policia sepse nuk ka më asnjë konflikt dhe punimet duhet të vazhdojnë – u shpreh Albon Xhemaili. Kryetar i komunës së Bogovinës.

Por një ditë më parë, pas takimit me zyrtarët qeveritarë, Xhemaili tha se policia ishte e mirëpritur për të ruajtur qetësinë. Nga ana tjetër i pyetur për dokumentacionin e nevojshëm për ujësjellësin, për të cilën Qeveria tha se do të ofronte ndihmë në mënyrë që sa më shpejtë të zgjidhet problemi me ujin, Xhemaili tha shkurt se duhet të ketë vullnet të mirë.

Mendoj se duhet të ketë një vull -net të mirë dhe urgjent sepse vendbanimi Siniçan ka ngel pa ujë gati një muaj. Për procedurat tjera ranë dakord edhe ata – tha Albon Xhemaili. Kryetar i komunës së Bogovinës.

Të martën pritet të zhvillohet një takim i përbashkët në Qeveri, nga ku edhe varet nëse do vazhdojnë punimet për ujësjellësin. Banorët e Siniçanit të cilët protestojnë për të katërtën ditë me radhë thanë se nuk zmbrapsen deri në rinisjen e punimeve./alsat/