Barcelona mposht Napolin me rezultat 3:1

Shpërndaje

Barcelona shfrytëzon terrenin, tregon forcën kundër Napoli dhe prenë biletën për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. Falë brilancës së Lionel Messi, Barcelona ka arritur të sigurojë kalimin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Barcelona shënoi fitore 3:1 kundër Napoli në ‘Camp Nou’, për të siguruar kalimin në fazën tjetër të garave, me rezultatin e përgjithshëm 4:2. Napoli e nisi vrullshëm takimin duke qëlluar shtyllën pas vetëm 90 sekondave me anë të Mertens, megjithatë Barcelona u zgjua shpejtë nga gjumi.

Clement Lenglet shënoi për 1:0 pas vetëm 10 minutave lojë, kur pas harkimit të Rakitic nga këndorja, qëlloi saktë me kokë. 13 minuta më vonë, Lionel Messi me një super aksion individual shënoi për 2:0, duke lehtësuar frymëmarrjen për katalanët.

Argjentinasi gjeti golin edhe në minutën e 30’, por teknologjia VAR e vlerësoi si të parregullt. Kurse, në fundin e pjesës së parë u shënuan edhe dy golat që vendosën rezultatin final të këtij takimi.

Luis Suarez dhe Lorenzo Insigne të dy u treguan të saktë nga pika e bardhë, për rezultatin final 3:2. Me këtë fitore, Barcelona vazhdon rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, ku tashmë do të ketë punë me të frikshmit nga Bundesliga, Bayern Munich.

Barcelona 3:1 Napoli, këto janë notat e lojtarëve

Tashmë ka përfunduar ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit. Në ‘Camp Nou’, skuadra e Barcelonës ka mposhtur skuadrën e Napoli me rezultatin 3:1.

Barcelona ka shënuar fitore me rëndësi shumë të madhe. Kjo fitore ka bërë që katalanët të sigurojnë biletën për çerekfinale, ku tashmë do të përballen me Bayern Munich.

Në ndeshjen e sontme, më i miri ishte Lionel Messi, i cili shënoi një gol dhe fitoi një penallti, kurse një gol tjetër iu anulua nga VAR.

Në listën e realizatorëve te Barca u regjistruan edhe Luis Suarez e Clement Lenglet, kurse për Napoli shënoi Lorenzo Insigne.

Messi mori vlerësimin 9.1, si më i miri i takimit. Më poshtë lajmi.net ua përcjell vlerësimet e ‘ËhoScored’ për të gjithë lojtarët që u aktivizuan sot.