Bayern Mynich mund PSG, fiton trofeun e gjashtë të Ligës së Kampioneve

Shpërndaje

Bayern Mynchen fiton trofeun e gjashtë të Ligës së Kampioneve.

Gjermanët mundën mbrëmjen e sotme francezët e PSG-së.

Takimi i zhvilluar në Lisbonë, përfundoi me rezultatin minimal 1-0 në favor të bavarezëve.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Coman në minutën e 59’ të takimit.

Kjo ishte hera e parë që PSG mbërrinte në një finale të Ligës së Kampioneve por nuk arriti të ngrejë dot trofeun pavarësisht se kishte yje në sulm si Mbappe dhe Neymar.