BDl dhe LSDM harmonizojnë programin dhe parimet, bisedojnë për ndarje të përgjegjësive

Shpërndaje

Konsultimet dhe punimet intensive në nivelin e sekretarëve partiak vazhdojnë gjatë fundjavës për një marrëveshje koalicioni midis LSDM-së dhe BDl-së.

Pas vendosjes së parimeve dhe mënyrës së funksionimit të koalicionit, ekipet negociuese janë duke punuar në harmonizimin e programeve zgjedhore të të dy palëve në një program pune të propozuar të Qeverisë eventuale të ardhshme.

Gjithashtu, sot fillon procesi i rishikimit të ndarjes së përgjegjësive në koalicionin e ardhshëm, si dhe propozimet për drejtues të përshtatshëm, të përgatitur, të ndershëm dhe të aftë, të cilët do të jenë në gjendje të zbatojnë plotësisht programin në një afat katër vjeçar.

Ne menjëherë do të njoftojmë opinionin për çdo lajm shtesë ose përparim në lidhje me negociatat.

I vetmi informacion i saktë është ai i marrë nga zyrtarë të palëve të përfshira në negociata.