Dalin pamje të reja ku shihet xhandarmëria serbe duke hyrë në territorin e Kosovës

Shpërndaje

Në Karaçevë të Kamenicës, sot u panë pjestarë të xhandarmërisë serbe, e për këtë ka pasur reagime të shumta.

Tani kanë dalë edhe pamjë të reja ku shihen pjestarë të tyre duke patrulluar në territorin e Kosovës, shkruan ALBAZONE MEDIA.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar ku tha se kjo gjë është shqetësuese, e madje i ka shkrkuar edhe letër zyrtare Thaçit, Hotit, Qunit e Veliut.

Indeksonline ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, ku thonë se njësitet policore kanë reaguar duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti.

“Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar tek vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë. Po ashtu është njoftuar edhe KFOR-i, pasi që mandatin e sigurisë së zonës së kufirit me Serbinë, ende e ka KFOR-i”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Postimi i plotë:

Informatë

Për KFOR-in, Institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, Mediat dhe opinionin publik

Sot, më 07.08.2020, rreth ores 18,05 një kolonë e ushtrisë së Serbisë të shoqëruar me disa qenë përsëri erdhën nga mali e anës së Serbisë kaluan nëpër rrugën e lagjës tonë të Bernjashëve dhe ranë teposht ende më fellë të territorit të Republikës së Kosovës.

Ky veprim i hyrjes së ushtrisë serbe ne këtë pjesë të territorit të Kosovës me keqardhje po vazhdon edhe pas 20 viteve të çlirimit jo të plotë të Kosovës. Apelojmë te KFOR-i si dhe institucionet e Kosovës të marrin masa adekuate që mos të përsëriten këto veprime të ushtrisë serbe, sepse ka ndikuar dhe po ndikon përveç në shqetësimin po ashtu edhe në shpërnguljen e qytetarëve të zonës kufitare të Karaçevës.