Deputeti Haxhi Shala thirret nga Prokuroria Speciale si i dyshuar

Shpërndaje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Haxhi Shala, ka njoftuar se ai është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai ka treguar se në intervistë është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Shala, në një postim në Facebook, e ka cilësuar ftesën si përpjekje për njollosjen e luftës dhe të vlerave të UÇK-së, sepas ftesa e Gjykatës Specizale i erdhi pikërisht në ditën e dëshmorëve të Brigadës 121, komandat i së cilës ishte edhe Shala.

Postimi i plotë i deputetit Shala:

E rastesishme apo jo, në 22 vjetorin e ditës së dëshmorëve të Brigades 121, kur po përkujtojmë përvjetorin e rënies së bashkëluftetarit tim Ismet Jashari- Kumanova dhe dëshmorëve tjerë të rënë në luftën e paster e të drejtë të UÇK-së — Unë komandanti i kësaj brigade, sot kam pranuar ftesen nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar, ku do të duhet të jem i pranishem atje me 8 Shtator të këtij viti. Tendencat për njollosjen e luftës dhe vlerat e UÇK-së janë të pa pranuesheme. Sdoqoftë unë do t’i pëgjigjem kësaj ftese, sepse e njoh mirë luftën tonë dhe arsyen e saj.