“Digjen dy vetura të EVN-së në Tetovë”, qytetarët paralajmëruan: “Bullgaria nuk është larg”

Shpërndaje

Zjarrfikësit e rajonit të Tetovës në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë intervenuar në shuarjen e dy makinave të kapluar nga zjarri, nën pronësi të elektro distributoreve EVN Maqedoni.

“Pas mesnate një numër i madh i qytetarëve kanë lajmëruar se ka vetura të djegura, Kemi intervenuar në veturat e djegura në rrugën “Ivo Ribar Llola” dhe në kompleksin e ndërtesave Bllok 70. Pas një intervenimi të shkurtër kemi arritur të lokalizojmë zjarrin”, tha Uka Aliti, komandant i ekipit të zjarrfikësve në rajonin e Tetovës.

Kontrolle në vendngjarje ka kryer edhe ekipi i policisë së Tetovës.

Njër nga organizatorët e proetestës distancohet nga akti i djegjes së veturave, prolemi duhet të zgjidhet me maturi dhe mençuri.

Postimi i tij në facebook:

Kushdo që i ka vënë zjarrin automjeteve të kompanisë EVN nuk i ndihmon zgjidhjes së problemeve që i kemi paraqitur në protestë… Kemi dhënë afat 10 ditë pune, dhe s’është e kulturës e traditës tonë t’i shkelim fjalët. Kemi paralajmëruar se këto mund të ndodhin dhe s’jemi përfillur nga ata (autoritetet).I bëj thirrje qytetarëve të përmbahen nga aktet e dhu*nës, dhe pasditen e të premtes, masovikisht të na bashkohen në marshin protestues… Me maturi, me mençuri, me arsye… T’i japim shans paqes.