Dr. Atip Ramadani, mjeku specialist në Spitalin shtetëror që shëron dhe diagnostfikon pacientët me sëmundje lukthit dhe gastroenterehepatologjisë

Shpërndaje

D-r Atip Ramadani është specialisti i njohur në Maqedoninë e Veriut për sëmundjet e organeve të barkut, njofton portali AMERIKA-RADIO.

D-r Atipi është një gjeneratë e artë e mjekëve shqiptar në Maqedoni që studimet e mjekësisë i kanë kryer me sukses të madh në Tiranë dhe më shumë se 10 vite punon në Spitalin Shtetëror në Shkup.

Njeriu që me punën e tij bëri shumë për popullin e Maqedonisë, ku ka lënë një gjurmë të pashlyeshme, të cilin edhe sot pas një dekade e kujtojnë pacientët.

Eshtë një mjek me zemër të madhe që punon shumë, duke shëruar dhe diagnostifikuar shumë pacientë.

Mjeku Ramadani deri tani mes tjerash ka bërë me qindra intervenime të gastroskopisë( incizime në lukthë) dhe kolonoskopisë(incizime në zorrën e trashë) tek pacientët që dyshohen se kanë sëmundje të lukthit dhe zorrës së trashë.

Ai si një specialist i dalluar i gastroenterohepatologjisë punon me vite në Spitalin Shtetëror në Shkup në Klinikën për GASTROENTEROHEPATOLGJI, ndërsa vjen nga vendbanimi Sallaravë i Tetovës.

Cdo ditë d-r Atipi i kontrollon në ambulancë, pacientët e sëmurë nga sëmundje të ndryshme të lukthit, zorrës së trashë,mëlcisë dhe organeve tjera të barkut.

Gjatë kontrollave, bën edhe diagnostifikimin e sëmundjeve të ndryshme dhe më pas bën ordininimin e terapisë me ilace dhe sipas nevojës pacientëve ju jepen udhëzime për trajtim kirurgjik apo analiza në klinika tjera.

Atip Ramdani vjen nga një familje bujare dhe lindi në fshatin Sallarevë të Tetovës.

Babai i tij, vuri re tek ky fëmijë një dëshirë të madhe për tu shkolluar dhe vendosi me shumë miq ta shkollojë edhe më tej Atipin në Shqipëri.

Megjithatë d-r Atipi, sot pas shumë vitesh e kujton dhe flet me shumë dashuri dhe respekt për babain e tij, që e ndihmoi në jetë dhe i mundësoi një shkollim në profesionin më human njofton portali AMERIKA -RADIO.

Ai e filloi shkollën shumë seriozisht dhe e mbaroi me rezultate të shkëlqyera, duke u diplomuar fillimisht si Mjek i Përgjithshëm, ndërsa më vonë duke arritur specializimet më të fuqishme në mjekësin interne në fushën e gastroenterohepatologjisë.

Largohemi nga Spitali Shtetëror në Shkup, nga Klinika e Gastroeneterohepatologjisë në Shkup ku nëpër korridore pacientët vazhdimisht e kërkojnë d-r Atip Ramadanin, specialistin e dalluar të sëmundjeve të lukthit dhe organeve tjera të barkut (abdomenit).