Esmeralda Hakaj: Depresioni! Kjo sëmundje e turpshme për ne shqiptarët!

Shpërndaje

Një burr nuk qan! Një burr duhet patjetër të jetë i sukseshëm dhe të sjelli të ardhura në familje! Një burr duhet të jetë celësi i zgjidhjeve për gjithë familjen. Ndryshe nuk është burr!Një grua nuk thyhet! Një grua nuk ndahet! Një grua e mirë duron dhe rri aty në dhunë e në varfëri për të rritur familjen! Aty fillon dhe mbaron jeta e saj! Ndryshe nuk është grua!Një mendje që mendon, ndjen! Një mendje që dëshiron, preket. Ashtu si cdo organ tjetër dhe truri sëmuret.

Sipas statistikave të Institutit shëndetësor amerikan 38 përqind e shtetasve të saj janë kuruar të paktën njëherë nga depresioni ose nga sëmundje të tjera mendore.

Depresioni nuk është dobësi, nuk të bën as të cmendur , apo një tregues se jeni më pak të aftë se të tjerët. Atëherë pse është kaq turp të pranosh që nuk ke më dëshirë të bësh asgjë, që jeta ka nisur të duket bardhë e zi, që nuk fle mirë, që buzëqeshja ka kohë që nuk të del nga shpirti? Nuk ke më një kujtesë të mirë, shpesh ke probleme në lidhjen e fjalëve, mendimet të ngatërrohen, ke humbje të fuqisë. Por më e rëndësishme është se ti nuk ke më ëndrra dhe shpresa që të të shtyjnë e të të motivojë të luftosh për përmirësimin e jetës. Kjo është gjëja më njerëzore që mund të këtë një qenie njerëzore.

Po pse në Shqipëri kjo sëmundje e turpshme po ecën me hapa aq të shpjeta?Depresioni është i shfaqur në miliona mënyra dhe në stade të ndryshme të jetës. Por depresioni më i përhapur në Shqipëri është ndarja e theksuar e klasave. Në të njëjtin qytet ku rrotullohen gomat e makinës së fundit, ti nuk po paguan dot faturën e ujit. Shpresa për një të ardhme më të mirë janë venitur. Dikur dihej. Mjafton te ikje me skaf në Itali ose me këmbë në Greqi dhe familja jote do ishte me të ardhura të mjaftueshme. Por Itali dhe Greqi nuk ka më. Edhe nëse ka, cmimet në Shqipëri janë po aq të larta sa në ato vende kështu që nuk ia del dot.

Në momentin që nuk po ia del dot, dhe në sytë e familjes je askush. Humb dinjitetin, mbyllesh në vetvete. Shpesh ka rritje të numrit të divorceve dhe vetvrasjeve.Kujdes! Të kesh para, makinën e fundit dhe orën më të shtrenjtë se një shtëpi në dorë, nuk do të thotë që nuk je në depresion. Përkundrazi! Ti po gjen ngushellim atje. Ti që po pi! Po shikon ëndrra me sy hapur dhe po vret rutinën dhe këtë të ardhme gri. Edhe ti je në depresion!Ti që po ngre flamurët partiak mendon se duke qënë midis shumë njerëzve, do kalosh këtë gjendje të zymtë? Gabim! Në fund të ditës, ku e di që je më vetëm se kurr, sepse nuk ke luftuar për asnjë kauzë por për servilizem dhe për të mbushur kohën.Ti që gjen ngushëllim tek feja. Mendon se ke shpëtuar sepse ndihesh më afër me zotin? Ti që dhunon gruan dhe ke futur gruan në depresion mendon se vet ke shpëtuar? Ti je më rëndë se ajo dhe ke më shumë nevojë për ndihmë se ajo

Edhe sa raste të pashpresa apo vetëvrasjesh do kemi? Do presim që cdo ditë të dëgjojmë si i dhanë fund jetës? Do vazhdojmë të shikojmë njerëz të cilët ecin të përhumbur nëpër rrugë ?Izolimi? Kur shikon të njejtat mure? Sa realitet gri! Nuk ka gjë më depresionuese..Depresioni nuk është turp!

Depresioni kërkon vëmendje dhe mbështetje sociale.Duhet të pranojmë që ne jemi thjesht njerëz dhe një sëmundje nuk është turp.

Mbështesni këdo që shikoni se ka shenja të depresionit edhe pse shpesh është mirë i fshehur.