Gjakovë, grumbull njerëzish në qendër për pakon ekonomike (Foto)

Shpërndaje

Një numër i madh i qytetarëve është grumbulluar në qendër të Gjakovës, në pikën postare në këtë komunë, për të marrë paratë nga pakoja emergjente e qeverisë së Kosovës.

Kjo është dita e dytë me radhë që shihen turma njerëzish që presin në radhë.KALLXO.com sjell pamje të qytetarëve të cilët po presin radhën për të marrë paratë.

Përveç kësaj, aty kishte edhe disa zyrtarë policorë të cilët mundoheshin të mbajnë distancën në mes njerëzve.