Gjenden 94 emigrantë në rrugën Radovish – Shtip

Shpërndaje

Në një automjet mallrash mbrëmë rreth orës 21:30 policia nga Sektori për Punë të Brendshme – Shtip ka gjetur 94 emigrantë, transmeton tv21.

“Më 08.08.2020 rreth orës 21:30, në rrugën rajonale Radovish-Shtip në kryqëzimin për në Negotinë gjatë kontrollit të trafikut nga punonjësit e policisë nga SPB-Shtip iu dha shenjë për të ndaluar një automjet mallrash “Volvo” me targa të Shkupit drejtuar nga një person i panjohur dhe i cili shoqërohej nga një person tjetër.

Shoferi ndaloi automjetin, pas së cilës ai dhe bashkëshoqëruesi menjëherë u larguan në drejtim të panjohur.

Me autorizimin e Prokurorit Publik vendi i ngjarjes u inspektua, dhe u gjetën 94 emigrantë të huaj, qytetarë të Sirisë, Afganistanit, Irakut dhe Pakistanit.

Personat e gjetur u janë dorëzuar oficerëve të policisë nga Qendra Rajonale për Punë Kufitare-Lindje për procedurë të mëtejshme, ndërsa shoferi i automjetit dhe bashkëshoqëruesi i tij janë në kërkim”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.