Grubi: Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm

Shpërndaje

Pas publikimit të lajmit dje se Ali Ahmeti mund të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të BDl-së, si dhe pasuesi i tij mund të jetë Artan Grubi, sot ka reaguar Grubi duke thënë se Ali Ahmeti mbetet i pazëvendësueshëm, shkruan Gazeta Express.

Deklarata e plotë e Grubit:

“Në lajmin e publikuar për intervistimin e Kryetarit Ahmeti nga Haga dhe gjoja dorëheqjen e tij nga BDl nuk ka asgjë të vërtetë. Intervistimi i z. Ahmeti zgjat vetëm dy ditë dhe është në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa do të realizohet në Prishtinë në javën e parë të shtatorit. Sa i përket tërheqjes, e përsëris, Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm për BDl-në dhe për shqiptarët, jo vetëm në Maqedoninë e veriut, por edhe në rajon dhe ai është kontribues kyç në stabilitetin, sigurinë dhe orientimin euroatlantik të rajonit.”