Hashim Thaçi: Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë

Shpërndaje

Mesazhe të shumta po vijnë gjithandej nga politikanë të shumtë në gjithë hapësirat shqiptare për marrëveshjen e re të arritur midis BDl-së dhe LSDM-së.

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi e ka mirëpritur marrëveshjen në Maqedoninë e Veriut duke thënë se shqiptarët janë faktor të vendimarrjes.

“E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”.

Thaçi tha se shqiptarët janë faktor të vendimarrjes në Maqedoninë e Veriut dhe rajonit.

“Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë. HTH”.