Humb jetën mamaja e Edi Ramës, kryeministri dedikim prekës: “Ishte drita e shtëpisë”

Shpërndaje

Ka humbur jetën në moshën 82 vjeçare mamaja e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmin e ka bërë të ditur vet Rama.

Kreu i qeverisë ka bërë një dedikim prekës në rrjetet sociale, ku shprehet se e ëma e tij ka qenë për të drita e shtëpisë.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Rama.