Infermierët në protestë i kthejnë shpinën Qeverisë: Qeveria ta kthejë kokën nga ne (Video)

Shpërndaje

Infermierët përmes një proteste simbolike sot kanë dorëzuar 18 mantille të punës para Qeverisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e kërkesave të tyre për rritjen e mëditjes.Fitim Havolli, kryetari i Sindikatës së Infermierëve, ka ftuar 18 anëtarë të kabinetit qeveritar që të mbajnë kujdestari te të infektuarit me COVID-19 për 18 minuta.18 minutëshi, 18 mantille të dorëzuara dhe 18 anëtarë të kabintetit qeveritar është simbolikë e pagës së ndërrimit të natës për infermierë.

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistët tjerë shëndetësorë kanë kërkuar nga Qeveria që mëditja e tyre nga 18 euro të ngritet në 36 euro.“Përmes kësaj proteste simbolike, duke ia kthyer shpinën Qeverisë që ta kthejnë kokën nga shëndetësia njëherë, nga ky komunitet që është përballur e virusin pa e kursyer jetën, veten dhe familjen” tha krysindikalist Havolli.Ai tha se duke marrur parasysh që secila qeveri në botë e ka prioritet pandeminë dhe se ky komunitet duhet të trajtohet me prioritet sepse po qëndron në vijën e parë të frontit.“Këta që janë mrapa meje janë heronj por që paguhen 18 euro në një ndërrim të natës e kërkesa jonë ka qenë që nga 18 euro të ëhet 36 euro dhe se nuk kemi kërkuar rritje të pagave. Vetëm në dy javët e fundit 800 persona nga stafi shëndetësor janë të infektuar dhe ne nuk dijmë si t’i motivojmë ata” tha tutje Havolli./kallxo.com