Jo vetëm në Jug të vendit! “Çmenden” çmimet edhe në veriun e Shqipërisë, 400 euro për të kaluar natën (FOTO)

Shpërndaje

Paskemi gabuar që fatyra të fryra mund të jenë vetëm nëpër lokalet dhe restorantet e jugut të vendit, pasi kjo fatyrë dëshmon të kundërtën.

Lumi i Shalës prej pak kohësh është kthyer në destinacion turistik, por restorantet dhe hotelet e vendosura atje me sa duket kanë nisur t’i fryejnë faturat.

Një natë për 6 persona me një vakt u ka kushtuar disa turistëve nga Tirana, plot 400 euro.

Mesazhi i publikuar tek JOQ Albania:

“Prsh JOQ! Jemi nje grup cunash qe per here te pare vendosem te shikonim veriun e Shqiperise dhe destinacioni i par ishte “Lumi i Shales”. Pam qe per te vajtur aty nga Komani ishte 5€/personi, po kur shkuam aty nai llogariten vajtjen 10€/personi pasi kishte kaluar orari i drekes, cik si palidhje kur nje tarif eshte fikse.

E dyta nje dhome 15m2 per tre persona, pa tualet kushtonte 90€ nata. Dy dhoma 180€. Nje pjate me dy fije patate, nje cop djath dhe 100gr mish vici bente 2000 leke te vjetra. Nje pjate me dy fije patate, nje djath dhe 100gr mish vici bente 10€ sic e shihni dhe ne fature. Nje trofte lumi 250gr kushtonte 3000 lek. Le pastaj cmimet e tjera te ujit apo cigareve apo dhe budalleqeve te tjera qe kemi paguar aty.

Me pak fjale nje nate per 6 persona llogariteni tju shkoj 400€, me fjetje + nje vakt.
Pastaj ankohen njerezit per jugun e Shqiperis apo pjesen e bregdetit. Shi se cfar behet ne nje nga zonat me te varfra te Shqiperise, aty ku ka vetem 3 vjet qe ka filluar turizmi.” – kanë shkruar ato.