Kasami të mërkurën i përgjigjet Ahmetit për takimin

Shpërndaje

Kryesia e Lëvizjes BESA do të sjellë vendim të mërkurën nëse do të pranojë ose jo ftesën e liderit të BDl-së, Ali Ahmeti.

Zyrtarë të lartë të kësaj partie i kanë thënë gazetës KOHA se të mërkurën do të dihet nëse kryetari Bilall Kasami do të shkojë në takimin e përbashkët të liderëve shqiptar të ftuar nga Ali Ahmeti.

Me gjasë, Kasami do të jetë pjesë e takimit, megjithëse shpresojnë që edhe Ziadin Sela dhe Afrim Gashi t’i përgjigjen pozitivisht ftesës.

Në BESA, vendimin për të mërkurën e lanë lënë pasi presin se çfarë do të ndodhë në takimin e sotëm midis Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit. Në ndërkohë, qëndrimi i BESËS është që fituesi me fituesin të lidh koalicion qeveritar, ndërsa është kundër asaj që të gjitha partitë shqiptare të jenë pjesë e Qeverisë.