Konstituoet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut/ Verifikohet mandati i 33 deputetëve shqiptarë

Shpërndaje

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka verifikuar 120 mandatarët e rinj. Me 116 vota “për”, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur u miratua raporti i Komisionit për Verifikimin të Mandateve.

Komisioni i përbërë nga kryetarja Jagoda Shahparska, anëtarët Izet Mexhiti, Blagica Lashkovska, Sonja Mirakovska dhe Sadije Sadiki Shaqiri në raportin e tyre nuk pati vërejtje për asnjë nga 120 deputetët prej përbërjes së re të Kuvendit.

Deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, Kuvendin do ta udhëheqë kryetari në largim Talat Xhaferi. Përbërja e re e deputetëve do të numëroj 33 deputetë shqiptarë, nga 120 në total.