KSHZ i dha certifikat deputetit Bedri Fazliu nga BDl, i cili do të zëvendësojë Florin Besimin

Shpërndaje

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i dha certifikatën e deputetit Bedri Fazliu nga BDl, i cili do të zëvendësojë Florin Besimin. Certifikata për deputet e lëshur nga KSHZ-ja duhet të verifikohet nga Kuvendi.

Fazliu vjen nga njësia numër 6 nga radhët e BDl-së. Më parë Kuvendi, konstatoi dorëheqjen e Florin Besimit, në të cilën ai e paraqiti pas reagimit të KSHPK-së, pasi që vëllau i tij Fatmir Besimi duhet të propozohet për Ministër të Financave.