Kush do të bëhet kryeministër i 100 ditëve? Grubi: Kemi plane të mira për Naser Ziberin

Shpërndaje

Para fushatës zgjedhore emri i kanditatit për kryeministër shqiptar u mbajt i fshehur nga BDl.

Në ditën e parë të fushatës zgjedhore lideri i BDl-së njoftoi se ai është Naser Zyberi.

Tani kur u arrit marrëveshja për Qeverinë e re, pjesë e së cilës është edhe Kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit të Qeverisë, emri i Zyberit nuk po përmendet.

Sekretari organizativ i BDl-së Artan Grubi për Klan Kosova tha se për Zyberin kanë plane shumë të mira, por nuk theksoi se a do të jetë Zyberi kryeministër i 100 ditëve.

-Pra nuk do të jetë kandidati për kryeministër?

-Kandidati do të vije rrjedhimisht pas katër viteve, do të presim, por zotëri Naser Ziberi dhe ne, por edhe partnerët tanë të koalicionit, por besoj edhe shqiptarët kemi disa plane shumë të mira për zotëri Naser Ziberin në të cilat besoj se edhe ai pajtohet dhe zgjidhja të jetë bashkërisht e pranueshme dhe e pëlqyeshme dhe e përshëndetur nga gjithë shqiptarët, -tha Artan Grubi nga BDl.

Para disa javëve TV21 pyeti se çfarë do të ndodh nëse ai nuk do të jetë kryeministër, por do të emërohet dikush tjetër, ai tha se do të ishte një mashtrim.

-Do të ishte vërtetë zhgënjim për të dy palët dhe për të gjithë qytetarët për mos të thënë edhe mashtrim sikur të bëhet një zëvendësim i tillë i tretë. Kjo është thënë disa herë nga zotëri Ahmeti që kandidati i nominuar i Bashkimit Demokratik për Integrim është Naser Zyberi,- deklaroi Zyberi, kandidat për kryeministër shqiptar.

Pas marrëveshjes se djeshme në mes LSDM-së dhe BDl-së për kryeministër shqiptar në 100 ditëshin e fundit të Qeverisë, TV21 kërkoi qëndrim nga kandidati i BDl-së i propozuar për kryeministër shqiptar, Naser Ziberi, por ai nuk pat një koment për këtë pyetje.