Labi themelon fondacionin humanitar “Labinot Tahiri”, prezanton ambientet ku qytetarët mund t’i adresojnë brengat e tyre

Shpërndaje

Këngëtari dhe ish-deputeti i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, njihet për aksionet e tij të shumta humanitare.

Mu për këtë ai ka vedosur që të themelojë një fondacion në emrin e tij, që tashmë ka edhe një zyre në qytetin e Ferizajt.

Përmes disa fotografive të publikuara në rrjetet sociale, Tahiri ka prezantuar ndjekësit me ambientet e reja të fondacionit, nga ku tash e tutje do të zhvillohen aktivitetet bamirëse në ndihmë të njerëze në nevojë.

Ai ka shkruar në mbishkrimin e fotografive se kjo zyre, mund të jetë edhe adresa e shumë qytetarëve që kanë halle dhe brenga dhe kanë nevojë për ndihmë.

Ky është postimi i tij i plotë:

“E nisa nga dora e nanës, tani nga familja e gjerë, nga shoqëria, dhe më pas kjo u bë moto e jetës sime, vendosa të jem në shërbim të popullit deri sa të më rrah zemra…për të gjithë ata që nuk kanë ku të mbështetën tjetër!

Qoftë ky një hap i mbarë për të gjithë, e paqim shume suksese nga fondacioni-zyra ose qendra e re, ku qytetarët mund të regjistrohen për hallet e tyre dhe ku ne mund të përpiqemi të ju bejmë zgjidhje, në vazhdimësi së bashku me donatorë.

Zot, qofsha falë që më jep kurajo edhe ateherë kur më sulmojnë padrejtesisht.

Me dashuri, LABI-FKSH”, ka shkruar Labinot Tahiri në Facebook.