Lazar Elenovski do të jetë kandidati për Kryeministër i dakorduar nga VMRO-BDl!?

Shpërndaje

Orë më parë mediumet e afërta me BDl-në e Ali Ahmetit, publikuan një informacion se VMRO-ja e Hristijan Mickoski ka pranuar kërkesën e Ahmetit për kryeministër. Siç thuhet, kryeministri do të jetë me rotacion, ku dy vite do t’i takojë BDl-së dy VMRO-së, njofton gjurmë.info

Gjurmë.info mëson ekskluzivisht se palët janë dakorduar që ta propozojnë kandidat për Kryeministër Lazar Elenovskin. Burime brenda BDl-së thonë se ende nuk kanë vendosur për një emër të tillë por nuk mohojnë në një marrëveshje me VMRO-në. Nga ana tjetër, Ilija Dimovski nga VMRO-ja, ka theksuar se nuk ka informacione për një gjë të tillë dhe se ai nuk është pjesë e ekipit negociator me BDl-në.

Kohë më parë emri i Elenovskit është “lakuar” në media se mund të jetë kandidat për kryeministër por pa precizuar se nga cili subjekt politik do të jetë i propozuar.

Ndryshe sot kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka realizuar takim me liderët e partive shqiptare, duke filluar nga Ali Ahmeti, Ziadin Sela, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Menduh Thaçin.