Lëvizja Besa edhe zyrtarisht caktoi përfaqësuesit në ekzekutiv, ja emrat!

Shpërndaje

Sonte Lëvizja BESA mbajti Kuvendin Qendror, ku u diskutua për zgjedhjet e15 Korrikut si dhe për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv. Me miratim të Kuvendit Qendror, u vendos që Sekretari Gjeneral, Arjanit Hoxha të propozohet për Ministër të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Lëvizja BESA do të përfaqësohet edhe me dy Zv/Ministra në Qeveri. Për zv/Ministër të Arsimit dhe Shkencës u propozua, prof.Arafat Shabani si dhe zv/Ministër i Kulturës, Sedat Sulejmani.