Licencohen laboratore private për testime, këto janë çmimet

Shpërndaje

Janë licencuar institucione shëndetësore private për të kryer teste për koronavirus në Kosovë. 33 laboratorë janë licencuar për testime për Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka pohuar se prej këtë javë laboratorët privatë të licencuar mund të fillojnë me testime për Covid-19.

Çmimi i një testi nuk do të jetë më i lartë se 20 euro.

Deri më tash në IKSHP, bëhen prej 400 deri me 500 testime në ditë.