LSDM: Derisa Mickoski ishte drejtori i ELEM, çmimi i energjisë elektrike u rrit me 100 përqind

Shpërndaje

Hristijan Mickoski mbetet një politikan i papërgjegjshëm dhe i papjekur, i cili nuk ka asnjë virtyt të përballet me realitetin dhe të marrë përgjegjësi dhe vazhdon të mbajë VMRO-DPMNE opozitare në të kaluarën, në regjim dhe matricë shkatërruese, reagojnë nga LSDM-ja, pasi VMRO-DPMNE akuzoi Zoran Zaev se është i interesuar vetëm për pasurimin personal, jo për shëndetin e qytetarëve dhe interesat e shtetit, përcjell FLAKA.

“Gjatë krizës më të madhe me pandeminë nga koronavirusi, Mickoski u soll destruktivisht, përhap gënjeshtra dhe të pavërteta se nuk ka teste të mjaftueshme për Covid 19 në vend dhe i ndau punëtorët e shëndetësisë në baza partiake.

Sjellja e tij e papërgjegjshme gjatë pandemisë arriti kulmin në mosrespektimin e vazhdueshëm të masave të mbrojtjes. Gjatë pandemisë, Mickoski shkoi në palestër, kur u mbyllën objektet sportive, ai ishte ulur në një pjesë të mbyllur të pub-it, kur ishte e ndaluar, dhe në mitingjet parazgjedhore të VMRO-DPMNE-së nuk u respektuan masat për mbrojtje nga pandemia. Më parë, Mickoski i papërgjegjshëm bëri gjithçka për të parandaluar miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike në përpjekje për të shpëtuar kriminelët dhe manjati nga VMRO-DMNE, bëri gjithçka për të bllokuar integrimin në BE dhe NATO, në përpjekje për ta rikthyer vendin në izolim”, lexohet në deklaratën e partisë.

Partia e Zaev thotë se ndërsa Mickoski ishte kreu i ELEM, ai e rriti çmimin e energjisë elektrike për 100 përqind, ndërsa përderisa ishte këshilltar për energji i Nikolla Gruevski, ai ka fituar biznese me hidrocentrale.