LSDM: Do të ketë kontroll të prejardhjes së parave dhe kapitalit te secili funksionar

Shpërndaje

Një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë të kryesuar nga LSDM-ja në mandatin katër vjeçar është vendosja e rendit, drejtësisë, disiplinës në shtet, si dhe luftë zë fuqishme, joselektuese kundër krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet.

Detyrë e qeverisë së re është që të sigurojë rend dhe disiplinë në të gjitha institucionet dhe të pastrojë me krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, pa dallim nëse ndonjëri vjen nga partia, nga komuna, nga institucioni, nëse është ekspert, funksionar.

Do të ketë kontroll të prejardhjes së parave dhe të kapitalit tek secili funksionar, si dhe sanksione për ata tek të cilët është konfirmuar puna e pandershme.

Vijon procesi i pastrimit të gjyqësisë. Ata gjykatës për të cilët do të dëshmohet se me vetëdije i kanë vjetërsuar lëndët do të shkarkohen, ndërsa vijon edhe revizion në 5 për qind nga lëndët gjyqësore të përzgjedhura sipas zgjedhjes së rastësishme.

Lëndët e PSP-së të cilat me vite janë të bllokuara, do të marrin zgjidhje përfundimtare.

Rend, disiplinë dhe drejtësi është një prej shtyllave tona në të cilën do të obligohemi dhe këtë do ta bëjmë në periudhën në vijim.

Në mandatin e ri, katërvjeçar do të tregojmë se mund edhe më shumë dhe edhe më mirë të punojmë në dobi të qytetarëve dhe të shtetit.

Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së.