LSDM-ja flet për prioritetet e qeverisë së re

Shpërndaje

Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryetari Zoran Zaev, e përbërë nga kuadro përgjegjëse, të ndershëm, llogaridhënëse dhe profesionale, në mandatin tjetër të plotë, katër vjeçar, do të punojë në mënyrë të përkushtuar në zbatimin e programeve të planifikuara, dhe mbi të gjitha në rritjen dhe zhvillimin ekonomik.

Në krye të agjendës së qeverisë së re është zhvillimi i ri ekonomisë së Maqedonase, e cila do të sigurojë forcimin e standardit për të gjithë qytetarët.

Në katër vitet e ardhshme, rritja e pagave, investimet në vende të reja pune, mbështetja e vazhdueshme e sektorit privat vendas dhe tërheqja e investimeve të huaja do të vazhdojnë.

Qeveria e re vazhdon të investojë në rininë dhe zhvillimin e ekuilibruar rajonal, të përkushtuar për t’u kujdesur për të gjithë qytetarët, veçanërisht më të varfërit.

Anëtarësimi në NATO dhe integrimi në Bashkimin Evropian sjellin stabilitet dhe stimulim për rritjen intensive ekonomike të vendit.

Në dy vjet e gjysmë, ne kemi treguar se mund të nxjerrim ekonominë prej minus 1.8 për qind dhe të sigurojmë rritje prej 3.6 për qind, duke ngritur në mënyrë të konsiderueshme pagat mesatare minimale, pensionet dhe asistencën sociale, edhe njëkohëisht duke ulur edhe papunësinë.

Qytetarët na dhanë besimin, sepse ata e dinë që në katër vitet e ardhshme do të punojmë edhe më shumë dhe madje edhe më mirë.

Qendra për komunikim me opinionin – LSDM