LSDM konfirmon takimin e nesërm Zaev-Ahmeti

Shpërndaje

LSDM ka konfirmuar takimin e nesërm ndërmjet krerëve të LSDM-së dhe BDl-së. Nga kjo parti thonë se nesër pritet vendim përfundimtar për një qeveri stabile me mandat katërvjeçar.

“Nesër do të mbahet një takim kryesor midis Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev, ku pritet një marrëveshje përfundimtare për një qeveri të re, të qëndrueshme, të përkushtuar me një mandat katër vjeçar.” – thuhet në komunikatën e LSDM-së.