LSDM: Nuk ka marëveshje me BDl-në për Kryeministrin!

Shpërndaje

LSDM hedh poshtë informacionet e Kanal 5 për arritjen e marëveshjes me BDl-në për Kryeministrin .

‘Nuk është e vërtetë se në bisedimet mes LSDM-së dhe BDl-së është arritur marëveshje për postin e kryeministrit sipas parimit .Gjithashtu , nuk është e vërtetë se është arritur çfarëdo zgjidhje personale dhe ndarje të resoreve.

LSDM është në shërbim të mediave , dhe pret që në frymën e gazetarisë profesionale , për çfarëdo çështje , të kërkojnë konfirmim zyrtar ose qëndrim nga partia para se të publikohet – thonë nga LSDM, dhe shtojnë se në rast se arrihet marëveshje do të informojnë opinionin e gjërë.