“Lufta për karrike”: S’ka marrëveshje mes deputetëve të revoltuar në BDl, sot votohet vetëm kryeparlamentari!

Shpërndaje

Seanca konstitutive që është dashur të vazhdohej dje, ku do të rizgjidhej për kryetar Kuvendi Talat Xhaferi, por një gjë e tillë nuk ndodhi, për shkak të disa deputetëve të revoltuar të Bashkimit Demokratik për Integrim ku kanë shfaqur pakënaqësi rreth propozimit për ministra nga kjo parti.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur bisedime midis grupeve parlamentare, por Agjencia e Lajmeve Zhurnal nga burime brenda integristëve mëson se sot do të votohet vetëm kryetari i Kuvendit sepse është arritur ujdi mes deputetëve që dje shfaqën revoltën e tyre, por ende nuk nuk kanë arritur akord me deputetët e revoltuar nëse do të votojnë për Qeverinë e re.

Sipas marrëveshjes mes LSDM-së dhe BDl-së, kryetari aktual Talat Xhaferi do të nominohet përsëri për këtë pozicion. Sipas informacioneve nga Kuvendi, deputetët dje mbledhin nënshkrime për propozimin që Xhaferi që të jetë edhe një mandat tjetër kryetar i Kuvendit.

Seanca zgjedhore e Xhaferit u njoftua nga kreu i BDl Ali Ahmeti ditën e mërkurë, kur njoftoi postet ministrore në një mbledhje partie të kryesisë së lartë.

Me zgjedhjen e Xhaferit, shumica në Kuvend do të përbëhet nga LSDM-BDl, ku përfshihen partitë nga koalicionit “Mundemi” dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit. Sipas numrave, shumica parlamentare do të përbëhet nga 62 deputetë.