Me 62 vota “pro” Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i Kuvendit

Shpërndaje

Me 62 vota “pro”, 43 “kundër” dhe asnjë të përmbajtur deputeti Talat Xhaferi sot pasdite është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Xhaferi i cili mori mandat të ri katërvjeçar si spiker i dhomës ligjvënëse menjëherë e dha edhe deklaratën solemne me të cilën shkeli menjëherë në funksion.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët votuan kundër, pas votimit e braktisën sallën e Kuvendit. Edhe partia E Majta, siç u prononcuan në debat, votuan kundër propozimit ndërsa deputetët e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës siç paralajmëruan nuk morën pjesë në votim.

Pas votimit të Xhaferit kryetar i Kuvendit, seanca vazhdoi me pikën e tretë të rendit të ditës së seancës konstituive me zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut; Për përbërjen e propozuar të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve të shtruar nga 11 deputetë, “pro” votuan 90 deputetë ndërsa nga dy ishin kundër, gjegjësisht votuan me abstenim. Me kalimin e të gjitha pikave të rendit të ditës dhe pas votimit të kësaj pike, seanca e parë e përbërjen së re kuvendore ka përfunduar.

Ndryshe, në pjesën e pasdites së vazhdimit të seancës konstituive kuvendore para votimit, vazhduan akuzat e ndërsjella midis VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së dhe përkujtimet se kush çfarë ka thënë gjatë zgjedhjeve, ndërsa se si po veprohet tani dhe si kanë punuar viteve të kaluara.

Bllagica Lasoska nga VMRO-DPMNE e komentoi letrën me nënshkrime të deputetëve me të cilën propozohet Xhaferi për kryetar të Dhomës ligjvënëse në pjesën e efikasitetit të menaxhimit nga ana e tij në përbërjen e kaluar kuvendore dhe si shembull që shkon kundër këtij vlerësimi e theksoi sjelljen e Ligjit për përdorimin e gjuhëve me të cilin thotë, janë shkelur procedurat.

“Nëse do të sillej si i pari në mesin e të barabartëve dhe i cili kujdeset për interesat e RM-së ai duhej të vendoste ndalesë për sjelljen e ligjeve të tilla. Serviliteti i deputetëve ndaj Qeverisë duhet të bëhet e kaluar pasi Kuvendi është kontrollues i Qeverisë dhe jo e kundërta nëse dëshirojmë ta vërtetojmë se jemi demokraci parlamentare ndërsa kryetari i Kuvendit duhet ta trajtojë në mënyrë të barabartë edhe pozitën edhe opozitën”, tha midis tjerash Lasoska, duke sqaruar se pse nuk do të japë mbështetje për propozimin e Xhaferit për spiker të Parlamentit.

Bashkëpartiakja e saj Ane Lashkoska tha se nuk është e befasuar nga propozimi Xhaferi të jetë kryetar i Kuvendit dhe i përbërjes së re kuvendore, midis tjerash i potencoi akuzat e ndërsjella të LSDM-së dhe BDl-së të fushatës parazgjedhore dhe dha vërejtje se pse asnjëri nga deputetët e BDl-së dhe LSDM-së nuk marrin pjesë në debat për pikën e rendit të ditës.

“Nuk do ta votoj Talat Xhaferin pasi në të kaluarën ishte i pari nga koalicioni i LSDM-së dhe BDl-së i cili e rrëzoi për tokë Kuvendin e RM-së, nuk respektonte procedura, ndërsa shpikën për ta procedura të veçanta ndërsa bazoheshin në pazare për të gjithë mandatin e tyre. Nuk do ta votoj Xhaferin pasi jam e sigurt se e njëjta do të ndodhë edhe në këtë kohë të shkurtër të mbijetesës të kësaj përbërje parlamentare”, tha Lashkoska.

Mile Talevski i LSDM-së replikoi duke thënë se “Maqedonia shkon përpara me këtë Qeveri të re me shumicën e tyre parlamentare”. “Dhe të jeni të sigurt se kjo përbërje parlamentare do të qeveris katër vite të plota”, tha Talevski.

Në pyetjen e deputetes së VMRO-DPMNE-së, Eli Panova nëse lideri i LSDM-së, Zoran Zaev i ka kërkuar falje për atë që e ka thënë gjatë fushatës parazgjedhore, kryesuesi me seancën Xhaferi shtoi se për pyetjet e deputetëve ekziston institut i veçantë për pyetje të deputetëve i cili është për shtrimin e pyetjeve ndaj Qeverisë por kësaj radhe, tha, do të përgjigjet si deputet.

“Çfarë kam komentuar unë, qëndroj pas asaj dhe qëndroj pas çdo fjale që e kam shprehur gjatë fushatës, publikisht ose kudoqoftë. Besoj se konferenca për shtyp në të cilën dy liderët e koalicionit e informuan opinionin për vendimin për të vazhduar me koalicionin vlerësoj ishte e mjaftueshme si përgjigje për atë që më parashtroni pyetje, ju jeni deputete e re por ta keni parasysh se instituti për pyetje të deputetëve nuk është për të parashtruar pyetje ndaj deputetëve por ndaj anëtarëve të pushtetit dhe institucioneve të tjera të zgjedhura nga Kuvendi”, tha Xhaferi.

Xhaferi u propozua për edhe një mandat katërvjeçar për kryetar të Kuvendit me 62 vota të deputetëve të LSDM-së dhe Koalicionit “Mundemi”.

Propozimin për kryetar të Kuvendit në vazhdimin e sotëm të seancës e elaboroi deputeti Izet Mexhiti i BDl-së i cili tha se gjatë periudhës së kaluar Xhaferi në mënyrë efikase dhe të suksesshme e ka drejtuar Dhomën ligjvënëse, në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën. Ai, sipas Mexhitit, me sukses i ka menaxhuar të gjitha proceset në kompetencë të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit zgjidhet me 61 vota “pro”./mia