Meta “i kërkon llogari” Ramës: Çfarë ke folur me Mitsotakis? (Dokument)

Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama ku ka kërkuar informacion për çështjen e detit.

Që nga deklarata e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis i cili foli në parlament për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në det çështja u shoqërua më një sërë debatesh në Shqipëri.

Ndër kërkesat e renditura nga presidenti Meta drejtuar kryeministrit Rama për këtë çështje thuhet se: “ Kërkoj informacion mbi komunikimin me kryeministrin grek apo zyrtarë të tjerë. Kërkoj informacion mbi qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare për çështjen e detit. Kërkojmë informacion për veprimet që do ndërmarrë qeveria shqiptare”./ Top Channel