Mickoski: Qeverinë Zaev e pret “vjeshtë e nxehtë”, nuk do të tërhiqem

Shpërndaje

Qeveri kriminele, mashtruese dhe me kuadro të harxhuara. Kështu e ka vlerësuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, Qeverinë e re e cila u votua mbrëmë në Kuvend. Lideri i opozitës ka paralajmëruar protesta masive për rrëzimin e Qeverisë, ndërsa duke folur për humbjet në zgjedhje ka thënë se kjo Qeveri nuk rrëzohet menjëherë dhe se tani është fillimi i fundit të saj.

“Nëse më pyesni mua çfarë ardhmërie napret, kjo Qeveri nuk ka ardhmëri dhe do të bie para fundit të mandatit përmes protestave qytetare. Çdo kush duhet ta dijë se nuk ka fitore të shpejtë kundër kësaj të keqe, por betejë të gjatë për liri dhe drejtësi dhe ardhmëri evropiane. Si do të sillet VMRO? Me kritikë të ashpër nga ana e qytetarëve, me organizim të protestave masive qytetare, sepse kjo nuk është vetëm betejë e imja, por betejë e popullit kundër Qeverisë kriminele dhe të papërgjegjshme”

Duke komentuar iniciativat e fundit për ndryshime brenda VMRo-DPMNE-së, Mickoski ka thënë se nuk e ka ndërmend të tërhiqet, ndërsa iniciatorët e tillë i akuzoi se punojnë për interesa të Zoran Zaevit.

“Unë nuk kam për qëllim të jap dorëheqje dhe t’i ndihmoj LSDM-së dhe Zaevit. Temat e tilla shkojnë vetëm në interes të atyre kundër të cilëve luftuam. Dhe derisa të jem gjallë dhe derisa nuk kam plan B ose C, do të luftoj kundër atyre që i shërbejnë vetëm atij, Zoran Zaevit, që të mbrojë kriminëalitetin e vetë. Flasin për kongres të jashtëzakonshëm, por iniciativë të tillë nuk ka ardhur dhe as dorëzuar më arkivin e partisë. Kjo nënkupton se është vetëm një temë për të paraqitur VMRO-DPMNE-në të dobët dhe po punohet vetëm në interes të LSDM-së dhe Zoran Zaevit”

Në fund, Mickoski ka pyetur se përse nuk procesohen shumë raste gjyqësore ndaj personave të cilët Zaev derisa ishte në opozitë i quante kriminel, ndërsa akuzoi se shumë ish bashkëpartiak të tij sot i shërbejnë dhe përkulen Zaevit për mëshirë./SHENJA/