Ministri i përjetshëm i BDl-së, Fatmir Besimi do të përfaqsojë Pollogun në Qeveri!?

Shpërndaje

BDl ka shpallur propozimet për Ministra në Qeverinë e ardhshme Zaev 2.

Ahmeti para kryesisë qendrore ka shpalosur emrat në një atmosferë mjaftë të tensionuar përshkak të paknaqësive sidomos nga dega e Çairit, Strugës, Likovës, Kumanovës, Sarajit dhe Tetovës.

Pakënaqësitë e degës së Tetovës lidhen me emrin e Fatmir Besimit i cili është propozuar për Ministër të finansave.

Arsyeja siç thonë përfaqsues të degës së Tetovës, është fakti se Fatmir Besimi që nga 2002 ka qenë Ministër në të gjitha përbërjet Qeveritare,por edhe përshkak siç thonë ata, kjo është edhe nënçmim për shumë kuadro të reja nga Pollogu,pse vetëm Fatmir Besimi duhet të jetë Ministër sikur vetëm ai e njeh ekonominë ose finansat.

Ndryshe, në mbledhjen e sontme Dega e Çairit dhe Sarajit kanë bojkotuar Ahmetin.

Gjithashu vlenë të tregohet se edhe vëllau i Fatmir Besimit, Florim Besimi nga pozita e drejtorit të spitalit të Tetovës u zgjodh deputet nga radhët e BDl-së.

Ja lista e ministrave:

Ministria e Sistemit Politik dhe zëvendëskryeministër –Artan Grubi

Ministrin e Financave – Fatmir Besimi

Ministria e Punëve të Jashtme – Bujar Osmani

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor – Naser Nuredini

Ministria e Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi