Ndahet nga jeta doktor Femi Demiri nga Tetova

Shpërndaje

Pas një sëmundjeje të rëndë ka ndëruar jetë mjeku pulmolog Dr.Femi Demiri.

I ndjeri ka punuar si mjek në spitalin në fshatin Leshkë.

Me këtë rast telegram ngushëllimi për vde*kjen e mjekut të respektuar drejt familjes së tij ka dërguar Ilber Besimi nga Oda e mjekeve të Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë telegram ngushëllimi të z. Besimi thuhet se në emrin tim dhe të Odës së mjekeve të Maqedonisë së veriut shpreh ngushllimet e sinqerta familjes, kolegëve dhe miqëve të Dr.Femi Demirit, specialist Pneumoftiziolog, për humbjen e një kolegu të sinqert, profesionisti të dalluar dhe miku të çmuar. Zoti e shpërbleft me gjitha mrekullitë e amshimit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për Dr.Femiun.”

Stafi i portalit ALBAZONE MEDIA, iu shpreh Ngushëllime famijes Demiri, kurse të ndjerrin Femiun Zoti e shpërbleft me Xhennet!