Në ora 15 do të publikohet vendimi për vitin shkollor

Shpërndaje

Në mbledhje qeveritare që është caktuar sot në rend dite do të jenë protokollet e porpozuara për mësim sipas propozimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

Ata propozojnë që mësimi të zhvillohet online, ndërsa prania fizike në mësim të vlejë vetëm për nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të tretë dhe për shkollat me numër më të vogël të nxënësve.

Sapo ka përfunduar seanca qeveritare ku është sjellë vendim për vitin shkollor. Për këtë, në ora 15 është caktuar konferencë për media e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe.