Nënë e bir nga Shkupi fituan për një ditë 1.7 milionë euro, ja emrat

Shpërndaje

Nënë e bir nga Shkupi fituan për një ditë një milionë e 700 mijë euro, duke shitur aksionet e tyre në kompaninë “Skopski Pazar”, njofton ALBAZONE MEDIA.

Kompania “Skopski Pazar AD” – Shkup përmes Bursës së Maqedonisë informoi publikun se më 04.08.2020 në një bllok transaksion në bursë u tregtuan gjithsej 17.532 aksione të zakonshme të emetuara nga “Skopski Pazar AD” – Shkup, me një çmim prej 6,169 denarë për aksion, duke arritur në 108.165. 602 denarë (rreth 1.7 milion euro).

Dy nga pesë aksionarët më të mëdhenj në kompani shitën të gjitha aksionet që ata zotëronin në shoqërinë aksionare “Skopski Pazar AD” – Shkup.

Sasho Davitkovski dhe nëna e tij Todorka Davitkovska shitën të gjitha aksionet që ata zotëronin në “Skopski Pazar AD” me vlerë 1.7 milionë euro.

Sipas raportit:

Aksionari aktual Todorka Davitkovska shiti të gjitha aksionet që ajo zotëronte në “Skopski Pazar AD” – Shkup, pra 8.055 aksione të zakonshme, që është 11,36% në numrin e përgjithshëm të aksioneve të zakonshme të emetuara nga Skopski Pazar AD Shkup dhe nuk është më aksionar në “Skopski Pazar AD” – Shkup.

Po ashtu, aksionari aktual Sasho Davitkovski shiti të gjitha aksionet që ai zotëronte në “Skopski Pazar AD” – Shkup, pra 7,546 aksione të zakonshme, që është 10.64% në numrin e përgjithshëm të aksioneve të zakonshme të emetuara nga “Skopski Pazar AD” – Shkup dhe nuk është më aksionar.

Në këtë mënyrë, të dy aksionarët e mëdhenj në “Skopski Pazar AD” – Shkup, Sasho dhe nëna e tij Todorka Davitkovski, morën 1.7 milion euro për shitjen e aksioneve që ata zotëronin në kompani./ALBAZONE MEDIA/