Një foto Mijallkov – Grubi, ja çka thonë dy protagonistët? (Video)

Shpërndaje

Nëpër disa portale është shpërndarë foto e një takimi midis ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe sekretarit organizativ të BDl-së, Artan Grubi, që është kandidat për zëvendëskryeministër dhe ministër për sistem politik.

Pas këtij publikimi, Mijallkov për gazetën “Lajm” ka konfirmuar se fotoja është e vërtetë, por është e vjetër.

Nga ana tjetër, Grubi sot gjatë daljes nga lokali i jashtëm i hotelit “Merriot” i pyetur për foton ka thënë se ajo është e vjetër, ndërsa sot është takuar me Fatmir Deharin.

Sipas “Gazetes Ekspress” fotoja që sot po qarkullon nëpër rrjetet sociale, e ku shihet Sekratari Gjeneral i BDl-së Artan Grubi me ish kreun e DSK-së Sasho Mijallkov, mendohet të jetë bërë para dy vitesh, në kohën e ndryshimeve kushtetuese, madje në vend publik.

Publikimi i kësaj fotoje vjen në një periudhë kur përbrenda BDl ka mospajtime dhe fërkime lidhur me kandidaturat për ministra, ku ndër ata që po kundërshtohen janë edhe Artan Grubi dhe Bujar Osmani.

Ja çka thotë Artan Grubi për foton me Mijallkovin duke dalë nga hoteli “Merriot”: