Njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Shpërndaje

Në Shqipëri moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 18ºC në 33ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 39ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 39ºC.

Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.