Noteria në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët paguajnë trefish më shumë

Shpërndaje

Gjuha shqipe u kushton tre fish më shtrenjtë qytetarëve shqiptar kur kanë nevojë për të verifikuar dokumente në noter. Kjo për shkak se, sipas nenit 10 të Ligjit për gjuhët, çdo dokument, fillimisht duhet të shkruhet dhe verifikohet në gjuhën maqedonase, e më pas, nëse do u duhej dokumenti edhe në gjuhën shqipe, bëhen shpenzime për përkthim, e më pas për notarizim.

Në të shumtën e rasteve, vërehet se noterët nuk respektojnë Ligjin e gjuhëve edhe në vulat e tyre, të cilat i kanë vetëm në gjuhën maqedonase. Nga Oda e Noterëve, të pyetur nëse do të marrin masa që qytetarët shqiptar të mos shpenzojnë më shumë për të marrë dokumentet në shqip, përgjigjen duke cituar nenet 39 dhe 57 të Ligjit për noterë, por edhe duke respektuar rregulloret për punën e noterëve, të cilat miratohen nga Ministria e Drejtësisë./alsat/