Pamje rrëqethëse nga Bejruti, babai përpiqet ta shpëtojë fëmijën (Video)

Shpërndaje

50 të vd*ekur dhe mbi 2700 të plagosur, ky është bilanci i raportuar deri më tani nga shpërthimi i ndodhur në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Pamje të shumta janë duke qarkulluar këto minuta në rrjete sociale. Në një prej tyre shikohet një baba i pushtuar nga paniku i cili bën gjithçka për të mbrojtur djalin e tij të frikësuar.

Babai shihet teksa përqafon të birin për ta qetësuar, por kur e sheh që dridhjet shtohen akoma më shumë si pasojë e shpërthimit, ai e fut nën tavolinë dhe me trupin e tij e kthen si mburojë për të.

Në Bejrut kanë ndodhur të paktën dy shpër*thime të fuqishme, raporton TCh.

Dyshimet paraprake tregojnë se shkak i shpër*thimit ishte një depo gjigante me mjete piroteknike që gjendej në afërsi të portit detar të këtij qyteti.